Zëvendësministri i Arsimit tregon se kur mund të hapen çerdhet

Aktuale

Zëvendësministri i Arsimit tregon se kur mund të hapen çerdhet

Më: 27 maj 2020 Në ora: 11:03
Xhavit Rexhaj

Pasi rastet e para të të infektuarve me COVID-19 u shfaqën në muajin mars, Qeveria e Kosovës ndërmori masa strikte për mbylljen e pothuajse të të gjithë veprimtarive që zhvilloheshin në vend, ndër to edhe çerdhet.

Në lidhje me këtë zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Xhavit Rexhaj në një prononcim tha se janë duke punuar këto ditë me ekspertë rreth mundësisë së hapjes së çerdheve në vend.

Rexhaj tha se është çështje ditësh hapja e çerdheve, mirëpo siç tha ai janë duke punuar në mënyrën se si do bëhet hapja e tyre, pas situatës së krijuar në vend.

“Jemi duke mendu se si do ia bëjmë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në një anë vendos, ndërsa në anën tjetër jemi duke e pa mënyrën se si duhet të hapen”, ka thënë ai.

Ndër të tjera zëvendësministri Rexhaj, tregoi që janë të vetëdijshëm për nevojën e hapjes së çerdheve, pasi siç tha ai prindërit nuk kanë ku t’i lënë fëmijët e tyre.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën që do të krijohet, pasi prindërit e fëmijëve do të shkojnë në punë në fillim të muajit, dhe sigurisht nuk kanë ku t’i lejnë fëmijët e tyre. Jemi duke punuar me ekspert për mënyrën se si duhet të funksionojnë këto çerdhe pas situatë së krijuar me COVID-19”, ka thënë zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat