Lëvizja Vetëvendosje nesër me provën e dytë për protestë, do të mblidhen deri pesë mijë qytetarë

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje nesër me provën e dytë për protestë, do të mblidhen deri pesë mijë qytetarë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:03
Provë proteste

Pas provës së parë, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë më provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet në Prishtinës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, konfirmoi se nesër në provë planifikojnë të jenë nga 3 mijë e 500 persona deri në 5 mijë.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, deklaroi ai.

Manxhuka tha se tashmë kanë dorëzuar njoftimin për provë të organet e rendit.

Kujtojmë se në provën e parë të protestës ishin përafërsisht 500 persona, të cilët ishin më maska, dorëza dhe mbanin distancë sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat