Flasin kolegët e Agon Musliut që vendosën fotografitë në shesh në shenjë proteste - Bota Sot
Flasin kolegët e Agon Musliut që vendosën fotografitë në shesh në shenjë proteste

Aktuale

Flasin kolegët e Agon Musliut që vendosën fotografitë në shesh në shenjë proteste

Më: 27 maj 2020 Në ora: 13:56
Kolegët e Agon Musliut

Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjecarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve.

“Jam student në universitetin e Prishtinës, vij nga qyteti Gjilanit, kemi marrë një iniciativë për kolegun tonë Agon Musliu, që ndërroi jetë para pak javësh, jemi të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve dhe me masat e rrepta që i kanë marrë ndaj studentit”, thanë organizatorët.

Image

Të njëjtit kanë sqaruar se nuk janë nga ndonjë parti politike, mirëpo, vetëm studentë që kërkojnë drejtësi për këtë rast.

“Nuk përfaqësojmë parti e as organizate jemi vetëm studentë që po kërkojmë drejtësi”, kanë deklaruar të njëjtët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat