Ambasada e Zvicrës flet për Qeverinë Kurti, ka një kërkesë

Aktuale

Ambasada e Zvicrës flet për Qeverinë Kurti, ka një kërkesë

Nga: H.O. Më: 27 maj 2020 Në ora: 16:56
Ambasada e Zvicres

Ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes një postimin në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka bërë thirrje për respektim të Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve.

Në këtë postim thuhet se qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe Qeveria që nga ajo kohë ka treguar përkushtimin për të avancuar me sundimin e ligjit dhe mbrotjen e interesave dhe sigurisë së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Tetorin e vitit të kaluar, shumica e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për ndryshime dhe ju besuan përfaqësuesve të tyre jo vetëm për reforma, por edhe të nxisin një përgjegjësi më të madhe dhe të udhëheqin me shembull.

Qeveria që nga atëherë ka demonstruar përkushtimin e tyre për të avancuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e qytetarëve.

Zvicra beson që autoritetet do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën si dhe ligjet dhe rregulloret për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat