Edhe Glauk Konjufca bën ‘nxemje’ për protestën e nesërme

Aktuale

Edhe Glauk Konjufca bën ‘nxemje’ për protestën e nesërme

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:51
Pamje nga takimi

Nesër, në sheshin kryesor të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta mbajë një protestë.

Tashmë përgatitjet për këtë protestë kanë nisur, ku në shesh janë bërë edhe shenjat e kuqe, ku do të qëndrojnë protestuesit me distancë sociale.

Kësaj proteste, duket se do t’i bashkohen edhe figura të larta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari i VV-së, Valdrin Ahmeti, në llogarinë Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën e anëtarë të tjerë, ndërsa ka shkruar:

“Të enjtet janë njëfarë nxemjesh në Prishtinë”.

Image
Facebook

Ndryshe, Vetëvendosje nesër parasheh protestë me rreth 3500 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat