Vuçiq për dialogun: Po përpiqem të kuptoj porositë nga Prishtina, por s’po mund të kapi çfarë...

Aktuale

Vuçiq për dialogun: Po përpiqem të kuptoj porositë nga Prishtina, por s’po mund të kapi çfarë...

Nga: F. B. Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:20
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se Beogradi po përpiqet të ndërtoj raporte të mira me Prishtinën, para së gjithave për shkak serbëve që jetojnë në Kosovë, tregtisë, paqes e stabilitetit por kurrë nuk arrin të kuptoj porositë e tyre, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq kështu është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të komentojë paralajmërimet e Prishtinës për vendosjen e masave tregtare ndaj Serbisë me 15 qershor dhe vlerësoi se kjo është diçka që ka lidhje me konfliktet e brendshme politike.

“Përpiqem që secilën ditë që dëgjoj porosi nga Prishtina, të kuptoj çfarë duan, po shikojmë të ndërtojmë raporte të mira para së gjithave për shkak të serbëve që jetojnë në Kosovë, që të kemi tregti normale dhe të ruhet paqja e stabiliteti” ka thënë Vuçiq.

Ai shprehet se nuk mund të kap çka bëjnë disa dhe çka duan të tjerët dhe se e ka vështirë të kuptoj çfarë ndodhë në Prishtinë dhe nuk do të merret me parashikimeve.

Vuçiq ka deklaruar se ka analizuar letrën e ministrave gjerman edhe francez në lidhje me Kosovën , duke shtuar se në lidhje me këtë ka çfarë të thotë, por do e thotë direkt. Ministrat kanë ftuar përtëritjen e dialogut mes Beogradit të Prishtinës në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese.

Ai theksoi se presioni ndaj serbëve është i vazhdueshëm dhe kundër kthimit të serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat