Opinionisti i njohur: Albin Kurti nuk ua solli bakllavën, atë e gjeti në sofrat tuaja!

Aktuale

Opinionisti i njohur: Albin Kurti nuk ua solli bakllavën, atë e gjeti në sofrat tuaja!

Nga: N. H Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:38
Albin Kurti

Janë bërë komente të shumta në drejtim të të parit të qeverisë, Albin Kurti, pasi ky i fundit shpërndau bakllava për stafin e qeverisë së tij.

Një koment e ka bërë edhe opinionisti Liri Loshi. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se “Albini nuk ua solli bakllavën, atë e gjeti në sofrat tuaja”.

Loshi thotë se e kupton dëshirën e të tjerëve për të qenë më shumë evropianë e më pak oriental, por këtë ndryshim e bëni vetë, nuk ua bën kryeministri.

Ja shkrimi i tij:

Albini nuk ua solli bakllavën. Atë e gjeti në sofrat tuaja! Ashtu sikur e gjeti në sofrat tuaja menynë turke të ushqmit të krejt asaj që hani ju, jo vetëm në shtëpi, por edhe në restorante.

E kuptoj dëshirën tuaj për të qenë më shumë evropianë e më pak oriental, por këtë ndryshim e bëni vetë, nuk ua bën kryeministri. Me mënynë e ushqimit, me muzikën, vallëzimet... Kosova është më shumë Turqi se gjithçka tjetër. Me keqardhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat