Flet nënkryetarja e Vetëvendosjes para protestës së paralajmëruar, jep detajet e fundit - Bota Sot
Flet nënkryetarja e Vetëvendosjes para protestës së paralajmëruar, jep detajet e fundit

Aktuale

Flet nënkryetarja e Vetëvendosjes para protestës së paralajmëruar, jep detajet e fundit

Nga: N. H Më: 27 maj 2020 Në ora: 20:46
Albin Kurti

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Kollçaku një ditë para protestës së VV-së, thotë se sheshet janë të qytetarëve po aq sa institucionet që janë aty, dhe do të jenë gjithnjë në shërbim të tyre.

Tutje ajo thotë se mbrojtja e institucioneve dhe Kushtetutës është obligim qytetar.

“Mbrojtja e institucioneve dhe Kushtetutës është obligim qytetar. Demonstrimi i dashurisë për vendin është akt patriotik”, shkruan Kollçaku në llogarinë e saj.

Ja shkrimi i saj:

QEVERIA që largon rrethojat nga institucionet është Qeveri e popullit!

Sheshet janë të qytetarëve po aq sa institucionet që janë aty, dhe do të jenë gjithnjë aty në shërbim të tyre, së paku sa të ketë VETËVENDOSJE!

Mbrojtja e institucioneve dhe Kushtetutës është obligim qytetar.

Demonstrimi i dashurisë për vendin është akt patriotik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat