Haradinaj thotë se në zgjedhjet e ardhshme mund të garojë bashkë me LDK’në

Aktuale

Haradinaj thotë se në zgjedhjet e ardhshme mund të garojë bashkë me LDK’në

Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme ka mundësi që partia e tij të shkojë garojë bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në zgjedhjet e ardhshme mund të shkojmë bashkë me LDK’në sepse kontratën për qeverisje e kemi me LDK’në”, është shprehur Haradinaj.

“Është e logjikshme ta pyesim njëri-tjetrin fillimisht. Të parin që do ta pyesja se a mund të kemi opsion partneriteti është LDK’ja’, ka thënë Haradinaj në Klan Kosovë.

Tutje, i pari i AAK’së ka thënë se po ta kishte shumicën në qeveri, sot do ta kthente taksën.

“Sot do ta kthenim taksën po ta kishim shumicën në qeveri”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat