Deputetja e PDK-së i reagon Glauk Kojnufcës për organizimin e protestës

Aktuale

Deputetja e PDK-së i reagon Glauk Kojnufcës për organizimin e protestës

Nga: A.M. Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:14
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së në Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, i ka reaguar Ministrit të në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Kojnufca, duke i thënë se organizimi i provave për protesta nuk janë përgjegjësi e tij kushtetuese.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se përgjegjësi e tij kushtetuese është kujdesi për t’i zhvilluar dhe t’i mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Z. Konjufcës, si Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të doja t’ia përkujtoj se përgjegjësitë e tij kushtetuese nuk janë organizimi i provave për protesta, por kujdesi për t’i zhvilluar dhe t’i mbrojtuar interesat e Republikës së Kosovës në raport me vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare, të përkujdeset për ri-atdhesimin e qytetarëve që kanë mbetë jashtë Kosovës për arsye të pandemisë e po ashtu t’i promovojë dhe mbroj politikat nacionale dhe ekonomike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat