Këshilltari i Albin Kurtit për Hashim Thaçin: Çka është ka pinë more ky njeri?

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit për Hashim Thaçin: Çka është ka pinë more ky njeri?

Nga: N. H Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:56
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

I pari i vendit ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të të parit të ekzekutivit.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë shkelje kushtetuese, dhe se po kërcënon e shantazhon analistët e gazetarët ai bashkë me grupin e tij.

Ndaj këtyre deklarimeve të të parit të shtetit, ka reaguar këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Driton Tali.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, me ironi ka pyetur të parin e vendit se çka është duke pirë, duke aluduar në deklarata e tij të fundit.

Ja shkrimi i tij:

Nasradini: unë jom president politik i Kosovës e jo i zgjedhur nëpërmjet matematikave nëpër koluare ...

Çka është ka pin more ky njeri?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat