Italia, përkundës se ka qenë një ndër vendet më të prekrua në Evropë nga pandemia e COVID-19, ka qenë edhe një ndër shtet që i ka qëndruar afër Kosovës gjatë kësaj periudhe me ndihma.
Paraditen e sotme, në sallën e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane do të prezantojnë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, mnistri në detyrë i MPBAP, Xhelal Sfeçla; Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando si dhe Komandanti i Elementit të Mbështetjes Kombëtare të Forcave të Armatosura Italiane në kuadër të KFOR-it, Koloneli Mario Renna.