Deputeti i AAK-së u bën thirrje aktivistëve të LVV-së, që të mos përkrahin ide që çojnë në vëllavrasje

Aktuale

Deputeti i AAK-së u bën thirrje aktivistëve të LVV-së, që të mos përkrahin ide që çojnë në vëllavrasje

Më: 28 maj 2020 Në ora: 10:55
Gazmend Syla

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë se idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin është ide dhe praktikë millosheviqiane.

Syla u ka bërë thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, që mos të mbështesin ide te tilla që sipas tij çojnë në vëllavrasje.

“Breza e breza kanë luftu që një ditë me ardh liria. Idea që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane. Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Syla ka thënë se toka është ende e njomë prej gjakut të mijëra liridashësve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat