Ish-ambasadori holandez: Çfarëdo qeverie ta ketë Kosova, mosveprimi duhet të marrë fund!

Aktuale

Ish-ambasadori holandez: Çfarëdo qeverie ta ketë Kosova, mosveprimi duhet të marrë fund!

Më: 28 maj 2020 Në ora: 11:21
Robert Bosch

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch ka bërë thirrje që të ndërmerren veprime konkrete drejt njohjeve për Kosovën, pavarësisht se çfarë qeverie do ta ketë vendi.

“Çfarëdo qeverie të ketë Kosova, kohës së mosveprimit duhet t’i jepet fund”, ka shkruar ai përmes Facebookut.

Bosch ka thënë se lypsen veprime për t’i bindur të gjitha shtetet për ta njohur Kosovën.

“Mbi të gjitha të veprohet kundër veprimeve serbe për çnjohje, bazuar në të pavërtetat dhe gënjeshtra. Një ‘ndihmë kujtese’ do të mund të krynte punë në këtë drejtim dhe duhet t’i dërgohet të gjitha anëtareve të OKB-së, sin ë New York, ashtu edhe përmes ambasadave kudo”, kërkon ai.

Sipas ish-ambasadorit, duhet pasur parasysh se një “ndihmesë” e tillë mund të jetë e re, pasi që shumë pak dijnë se çfarë po ndodh në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat