Haradinaj hodhi dyshime për intervistën në burgjet serbe, vjen përgjigja e Kurtit

Aktuale

Haradinaj hodhi dyshime për intervistën në burgjet serbe, vjen përgjigja e Kurtit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 11:24
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti iu është përgjigjur deklaratës së të parit të AAK’së, Ramush Haradianj që hodhi dyshime mbrëmë se pse vetëm Kurti u lejua të japë intervistë në burgun e Serbisë.

Kurti tha se nuk ka qenë i privilegjuar në burg, e që shtoi se të gjithë të burgosurit shqiptarë janë maltretuar.

“Për besë nuk e di çka të përgjigjem, ka pas shumë të burgosur e dinë që s’ka pasur të privilegjuar më së paku unë. Të gjithë të burgosurit e ne shqiptarët më së shumti jemi maltretuar, kur vinte puna te unë e të ndonjë tjetër ajo dyfishohej për shkak të rolit aktiv, këtë e kam dëgjuar te presidenti. Ne jemi duke u përpjekur për shëndetin e ekonomisë, demokracisë. Tash ky regjimi i vjetër po shpurth në studio televizive”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat