Ahmeti për protestën: Si person kam mendim, si kryetar komune jo

Aktuale

Ahmeti për protestën: Si person kam mendim, si kryetar komune jo

Më: 28 maj 2020 Në ora: 11:42
Shpend Ahmeti

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka folur para mediave për paralajmërimin e Vetëvendosjes lidhur me organizimin e provës për protestë në shesh.

Ahmeti tha se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti kanë diskutuar për aktualitet e për atë se çka pritet të ndodhë në ditët në vijim.

“Me kryeministrin diskutuam për aktualitetin në vend dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese çka do të ndodhë ditët në vijim, por, z.Kurti sot ka ardhë si kryeministër jo si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, prandaj nuk i bëra pyetje rreth asaj se kush po e organizon atë apo se qysh po shkon organizimi për protestë”, ka thënë ai.

Ahmeti shton se organizimin e paralajmëruar për sot nuk do ta komentojë si kryetar i Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat