Pas akuzave të Thaçit, kështu i kundërpërgjigjet Sveçla

Aktuale

Pas akuzave të Thaçit, kështu i kundërpërgjigjet Sveçla

Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:10
Xhelal Sveçla

Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk ka dashur që të komentojnë deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me siç ka thënë ai, vizitat që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka bërë me vartësit e tij në dhomën e përgjimeve në PTK.

Para mediave, Sveçla tha se nuk është koha që të flitet për këtë çështje.

“Nuk besoj që është koha të flasim për të, nuk është as vendi, ne jemi në qendrën e administratës që QKUK’së, unë mendoj që për këtë duhet të deklarohen në ndërtesën ngjitas, ekspertët që punojnë aty”, tha u.d i ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndryshe, pak më parë kësaj deklaratë të presidentit iu është përgjigjur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës që e pati në Komunën e Prishtinës.

Kurti tha se deklarata e presidentit është gënjeshtër, e se me këtë duhet që të merret prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat