A u koordinuan mbrëmë Hashim Thaçi me Ramush Haradinajn?

Aktuale

A u koordinuan mbrëmë Hashim Thaçi me Ramush Haradinajn?

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:12
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së, ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se mbrëmë u koordinuan për të akuzuar Albin Kurtin.

Basha shkruan në Facebook se, Thaçi e Haradinaj mbrëmë flisnin për kundërligjshmëri dhe për tradhti por asnjëri për korrupsion.

“Ishin koordinu Thaçi me Ramushin pram. Njëri në Dukagjin duke akuzu për kundërligjshmëri, tjetri në Klan për tradhti.

Mirëpo a e vërejtët që asnjërin se dëgjuam për hajni, pra standard i ri në politikën e Kosovës, që edhe hasmit s’po kanë ku me ia ngjit ?

Kurse për tradhti e ligjshmëri populli ju njeh mirë, ju ka provu 20 vite rresht. S’ka më me vjedh edhe me rreh gjyks për patriot. Finito!”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat