Islami “godet” keq Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn: Idhnak i keq, dështues e poshtërues...

Aktuale

Islami “godet” keq Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn: Idhnak i keq, dështues e poshtërues...

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:09
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrati për Kosovë, Gazmend Islami ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas deklaratave të tyre mbrëmë ku ishin në dy televizione të Kosovës, ka reaguar edhe Islami.

Ai e quan presidentin si një njeri që nuk e ka artikulimin normal dhe logjik, kurse për Haradinajn thotë se është idhnak i keq, dështues e poshtërues.

“Energjia negative dëmton shëndetin, por nëse ne ty beson edhe dikush tjetër këtë energji negative e bart edhe tek ta!

Hashim Thaçi nuk ka artikulim normal dhe logjik!

Ramush Haradinaj një idhnak i keq, dështues dhe poshtërues, ka dal jashtë normave të normales!

Të gërditshëm të dytë!”, shkruan Islami përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat