Kishin mbetur të ngujuar në Australi, riatdhesohen shtatë shtetasë të Kosovës

Aktuale

Kishin mbetur të ngujuar në Australi, riatdhesohen shtatë shtetasë të Kosovës

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:43
Foto

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë ka njoftuar se janë riatdhesuar shtatë shtetas kosovarë që i kishte zënë pandemia në Sidnej dhe Melburn.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada i ka ftuar qytetarët që i kanë zënë pandemia në Australi që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim.

Postimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë në bashkërendim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern kemi realizuar riatdhesimin e shtatë shtetasve kosovarë të cilët i pati zënë pandemia në Sidnej dhe Melburn.

Ftojmë shtetasit kosovarë që i ka zënë pandemia në Australi dhe kanë mbetur në Australi, që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim, që të bëjmë përpjekje për kthim në atdhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat