VV-ja kërkon të diskutohet për zgjedhjet në Podujevë, Daka thotë se ato caktohen nga Presidenti

Aktuale

VV-ja kërkon të diskutohet për zgjedhjet në Podujevë, Daka thotë se ato caktohen nga Presidenti

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:05
KQZ

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në që në rend të ditës të futet edhe diskutimi për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë, ta cilat u shtyn për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi kërkoi që të vendoset në rend dite diskutimi për zgjedhjet në Podujevë. Sipas tij ka ardhur koha të flitet për zgjedhjet në Podujevë.

“Ka ardhur koha që të flasim rreth zgjedhjeve në Podujevë të shtyra muaj më parë. Ne jemi trup politik dhe çdo gjë këtu është politike dhe nuk e shih që ta vëmë në konotacion negativ”, tha ai.Kurteshi tha se është gabim që zgjedhjet janë shtyrë për afat të pacaktuar.

“Sa i përket shtyrjes, ne kemi marrë një vendim të drejtë mirëpo ne kemi bërë një lëshim që kemi shtyrë zgjedhje pa një datë të pacaktuar. Tash është një moment që i merr vendimet nga institucionet siç jemi ne, kurse caktimi i datës bëhet nga presidenca. Atëherë ne kemi marrë një vendim të drejtë por në afat të pacaktuar”, tha ai.

Kurse kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se ky institucion nuk cakton data të zgjedhjeve por presidenca.

“Ne si KQZ nuk shpallim zgjedhje e as nuk i caktojmë ato, dihet e kujt është kjo kompetencë dhe e dimë që ato janë shtyrë për shkak të pandemisë. Ata që janë kompetentë besoj se do ta caktojnë datën e zgjehdje e. Unë e qës në votim por nuk jemi ata që kërkojmë që të shpallen zgjedhje”, tha Daka.

Ndërsa Sami Hamiti nga LDK tha se nuk është e arsyeshme që të bëhet ky diskutim kur nuk është në kompetencë të saj.

KQZ do të diskutojë këto pika:

2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim: – Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike; – Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike; – Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit; – Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor;

3. Këshilli për Çështje Ligjore: – Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë; 4. Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm; 5. Të ndryshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat