Geci: Dhimbje e mjerim të dëgjosh Thaçin duke folur marrëzira si Nasim Haradinaj

Aktuale

Geci: Dhimbje e mjerim të dëgjosh Thaçin duke folur marrëzira si Nasim Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:53
Vëllezërit Geci

Halil Geci në një shkrim të botuar në Facebook, ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi i cili mbrëmë ishte në një emision televiziv.

Delegati i dy Kuvendeve të LDK-së dhe aktivisti i pathyeshëm i kësaj partie politike, Halil Geci në shkrimin e tij thotë se është mjerim  e dhimbje të dëgjosh Presidentin duke folur marrëzira si Nasim Haradinaj.

Ai thotë se presidenti po luan me Kosovën dhe me LDK-në.

Lexojeni reagimin e Gecit:

TV Dugagjini e nxori pa vështirsi autoritetin e një hiqi për të cilin unë dhe shum kush e njihnim si hiq, por dikush mendonte ndryshe...! Ja ju që e ndegjuat a u bindet kush është HTh.

Ta ndegjosh Kryetarin e shtetit duke folur marrzira të nivelit Nasim Haradinajt aq sa dhimbje, aq është edhe mjerim.

Ja kush luan sot dhe kush ka luajtur dje me Kosovën dhe me LDK-n një budalla i cili nuk mundet të dali jasht nivelit të POLARIT.

A e ndegjuat në TV Dugagjin kë e ka votuar LDK për të parin e shtetit.

Kryekrimineli Thaqi akuzon nga kosmosi pa argumente Juridike Kryeministrin me thash e theme të kurvave.

Niveli i të parit të shtetit të bie në sy mjerimin që e ka kapluar këtë shoqeri kur e sheh Kosovën kush është në krye të shtetit.

Bota shqiptare e din haptazi ngase ardhja Thaqit në pushtet ka ndodhur duke shkelur mbi kufoma të LDK-s, mu për këtë ky kryekriminel dyshohet nga gjykata speciale si vrases hajn dhe abuzues i pushtetit. Zot shpetoje këte popull nga kjo pjellë e flliqt amin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat