​Përfundon provë-protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndahen protestuesit - Bota Sot
​Përfundon provë-protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndahen protestuesit

Aktuale

​Përfundon provë-protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndahen protestuesit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 16:48

(E plotësuar) -  Ka përfunduar e qetë prova e dytë e protestës së Lëvizjes Vetëvendosjes në qendër të Prishtinës.

Protestuesit kanë qëndruar në pikat e shenjëzuara më herët me të kuqe në sheshin “Skënderbeu”.

Ata gjithashtu kanë shpalosur një pankartë të madhe në të cilën kërkohej zgjedhje të reja në Kosovë.

Protestuesit janë përshëndetur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që doli t’i shohë nga ndërtesa e qeverisë.

***

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur nga ndërtesa e qeverisë masën e protestuesve në sheshin “Skënderbeu”.

Ndonëse dje kishte thënë se nuk qëndron prapa organizimit të test-protestës së sotme në qendër të Prishtinës, kreu i Ekzekutivit në detyrë nuk ka hezituar për disa momente t’i përshëndesë të pranishmit.

Këta të fundit kanë shpërthyer në brohoritje: “Duam zgjedhje, duam zgjedhje”, duke iu referuar kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje kundër formimit të qeverisë së re dhe shkuarjes në zgjedhje të reja.

Image
Pamje nga test-protesta

Gjykata Kushtetuese pritet këtyre ditëve të marrë vendimin final për dekretin rreth mandatarit për qeverinë e re.

Presidenti Hashim Thaçi nuk ka bërë të ditur se nëse do të japë dorëheqje nëse Kushtetuesja e konsideron dekretin për mandatarin Avdullah Hoti si jo kushtetuese.  

Image
Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni i Qeverisë
 
***

Ka nisur në orën 17:00 test- protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur nga aktivistë të saj.

Perfomanca është duke u mbajtur në tri anët e sheshit kryesor të Prishtinës, derisa po marrin pjesë aktivistë e qytetarë, të njëjtit këta duke mbajtur edhe distancën sociale, e cila ka parullën: DUAM ZGJEDHJE!

Ndërsa, lideri I VV-së, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti, i ka përshëndetur protestuesit.

Ai ka dalë në terasën e Kuvendit të Kosovës duke treguar përmes përshëndetjes me dorë, një shenjë falënderimi dhe mirënjohje ndaj tyre.

***

Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës kur po zhvillohen provat për protestën, ka dal në ballkonin e ndërtesës së Qeverisë i ka përshëndetur protestuesit, shkruan "Bota sot".

**

Test-protesta e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur në ora 17:00 dhe po vazhdon ende. Qindra persona i janë përgjigjur kësaj thirrje e të cilët po kërkojnë zgjedhje të reja.

Image

Në këtë lloj proteste është shpalosur edhe një pankartë gjigande me mbishkrim “Duam zgjedhje”, duke bërë të qartë edhe njëherë se kjo parti nuk do të pranojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese në disfavor të tyre.

Image
Foto nga protesta

***

Test-protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur për në ora 17:00 është ndërprerë për disa minuta për shkak të të reshurave të shiut.

E kjo ka bërë që protestuesit të grumbullohen duke i shkelur rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

***

Pas pak minutash Lëvizja Vetëndosje do të filloj protesten të cilen e kanë paralajmëruar ditë më parë. Në këtë protest janë lajmëruar që të pranishëm do të jenë 3500 vetë.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë këtë test- protest nëse merret një vendim që eventualisht do t’i jepte mundësinë e krijimit të qeverisë LDK-së, po cilësohen si mesazh te vendorët e ndërkombëtarët se kjo parti nuk është e gatshme të pajtohet me një vendim që nuk është në favor të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat