Deputeti i VV-së i reagon ashpër Thaçit: Shoferi i vëllait tënd u kap me 113 kg heroinë, edhe dhoma e dëshmive u vodh

Aktuale

Deputeti i VV-së i reagon ashpër Thaçit: Shoferi i vëllait tënd u kap me 113 kg heroinë, edhe dhoma e dëshmive u vodh

Nga: D.RR Më: 28 maj 2020 Në ora: 17:50
Hashim Thaçi dhe vëllai i tij

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të presidentit Thaçi, duke i thënë se shoferi i vëllait të presidentit, është kapur me 113 kg heroinë, e po ashtu edhe dhoma e dëshmive në polici ishte vjedhur gjatë kohës kur Thaçi ishte kryeministër.

Bajqinovci tregon se çka është vjedhur brenda asaj dhome, duke përmendur edhe shuma të parave.

Postimi i plotë:

Po harron që shoferi i vëllaut të Hashimit është kap më 113 kilogramë heroinë, poashtu edhe dhoma e dëshmive në polici është vjedhur në kohën kur Hashimi ishte kryeministër.
Janë vjedhur dosje dhe dêshmi të ndryshe, 627kg heroinë, 3828.50 euro, 520 rupi indiane, 6.500.000 lira turke,5.000 lej rumune, 950 lekë shqiptare dhe një qese e zezë e madhësisë 70×35 cm, me të cilën besohet që janë bartur gjësendet.

Persona përgjegjës për dhomën e dëshmive sot janë prapë në hierarki të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat