Të gjithë në pritje të vendimit, bllokohet ueb-faqja e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Të gjithë në pritje të vendimit, bllokohet ueb-faqja e Gjykatës Kushtetuese

Më: 28 maj 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Kur ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e afatit për shpalljen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, interesimi lidhur me atë se çka do të përmbajë ky vendim është shumë i madh.

Interesimi i madh i qytetarëve në  orët fundit  që kanë mbetur deri tek shpallja e aktgjykimit ka stërngarkuar uebfaqen e këtij institucioni, saqë ajo tani është jashtë funksionit.

Qasja në uebfaqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për momentin është vështirësuar. Siç mund ta shihni edhe në foton më poshtë, ajo aktualisht është jashtë funksionit.

Image

Gjykata Kushtetuese pritet që më së largu të dalë me një vendim lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin Avdullah Hoti nga LDK është mandatuar si kandidat për kryeministër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat