Lëvizja Vetëvendosje me reagim zyrtar pas protestës së suksesshme

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje me reagim zyrtar pas protestës së suksesshme

Nga: D.RR Më: 28 maj 2020 Në ora: 19:32
Protesta e sotme

Lëvizja Vetëvendosja përmes një komunikate, kanë thënë se protesta e sotme dëshmoi  edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

Ata thonë se nuk iu mungon vullneti për ta mbrojtur rendin demokratik e as vendosmëria për të refuzuar nënshtrimin ndaj regjimit të vjetër.

“Duam zgjedhje sa më parë”, thuhet në fund të komunikatës.

Postimi i plotë:

Sot mbi 5 mijë pjesëmarrës, një pjesë e vogël e qytetarëve që mbështesin ndryshimin, treguan se protesta është e mundshme të organizohet edhe në këtë kohë, duke respektuar masat e rekomanduara nga Institucionet e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

Asnjë zhvillim politik nuk mund të jetë i shëndetshëm nëse shmang mundësinë e protestës qytetare. Në vendin tonë, edhe pse shumë ish-pushtetarë nga e kaluara do ta dëshironin mungesën e saj, prova e sotshme na dha edhe përvojën edhe dijen se mund të organizohemi në numër edhe më të madh nëse është nevoja, gjithmonë duke respektuar masat e Institucioneve të Shëndetësisë.

Nuk na mungon vullneti për ta mbrojtur rendin demokratik. Nuk na mungon vendosmëria për të refuzuar nënshtrimin ndaj regjimit të vjetër. Janë këto provat e fundit për llojin e rendit dhe shoqërisë që e aspirojmë. Duam zgjedhje sa më parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat