​Selimi: Kërkojmë nga Kushtetuesja ta interpretojë drejt dekretin e Presidentit

Aktuale

​Selimi: Kërkojmë nga Kushtetuesja ta interpretojë drejt dekretin e Presidentit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 20:51
Rexhep Selimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese, përkitazi me dekretin e presidentit Thaçi.

Ai ka thënë se i besojnë Gjykatës Kushtetuese dhe besojnë në vendimin e drejtë që do ta marrë ky institucion.

Megjithatë ai ka thënë se Kushtetuesja ka në mandatin e saj interpretimin e Kushtetutës e jo të amendamentimit të sajë.

“Presim vendimin e drejtë nga Kushtetuesja që merret në saje të mandatit të sajë, ne do ta pranojmë atë”, tha Selimi në RTV Dukagjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat