Rexhep Selimi godet Sami Lushtakun - Bota Sot
Rexhep Selimi godet Sami Lushtakun

Aktuale

Rexhep Selimi godet Sami Lushtakun

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 10:01
Sami Lushtaku dhe Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka komentuar deklaratën e zyrtarit të PDK-së, Sami Lushtaku, se këshilltari i Kurtit e ka quajtur UÇK-në, terroriste.

Selimi tha se me këtë deklaratë, Sami Lushtaku ka kryer veprën e shpifjes.Sipas tij, nuk është e vërtetë që Shkelzen Gashi, ka theksuar se UCK është terroriste.

Ai tha se kryeministri ka marrë vendim për çështjen e deklaratave të Gashit duke e shkarkuar.

Selimi tha se Lushtaku në deklaratën e tij se më 2004 e ka vizituar Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk qëndron. Kjo pasi sipas tij, VV është themeluar një vit më vonë, më 2005.Selimi në “Debat Plus” tha se Sami Lushtaku është në fund të karrierës politike dhe këtë ai po e vëren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat