AKI dhe FSK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Aktuale

AKI dhe FSK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 28 maj 2020 Në ora: 22:29
Kreshnik Gashi , Rrahman RAMA

Sot në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI, z. Kreshnik Gashi dhe Komandanti i FSK gjenerallejtënant z. Rrahman RAMA kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe AKI-së.

Ky Memorandum përbën avancim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor.

Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshinë aspekte të fushës së sigurisë, gjegjësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rritë mbështetjen e ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat