Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vjen reagimi i Hashim Thaçit

Aktuale

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vjen reagimi i Hashim Thaçit

Nga: A. J Më: 28 maj 2020 Në ora: 22:51
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas marrjes se vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili i ka jep të drejtë presidentit dhe dekretit për krzeminister Avdullah Hoti.

Thaçi përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka thënë se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Postimi i plotë:

E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

 

Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

 

Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat