Edhe Isa Mustafa reagon pas vendimit të Kushtetueses, flet për Qeverinë e Re që do ta udhëheq LDK-ja

Aktuale

Edhe Isa Mustafa reagon pas vendimit të Kushtetueses, flet për Qeverinë e Re që do ta udhëheq LDK-ja

Nga: A. J Më: 28 maj 2020 Në ora: 23:31
Isa Mustafa

Kryetari i lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se LDK do të respektoj vendimin e Gjykatës kushtetuese.

Mustafa po ashtu ka shpjeguar se Vendimi i Gjykatës nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se

Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.

LDK gjthëherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.

Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri.

Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen.

I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kesaj drejtesie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat