Flet Avdullah Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Flet Avdullah Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Nga: D.RR Më: 28 maj 2020 Në ora: 23:49
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër të vendit i cili pritet të votohet nga Kuvendi në ditët në vijim, Avdullah Hoti, ka folur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim ky që i hap rrugë atij të bëhet kryeministër.

Hoti thotë se është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

“Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat