Këshilltari i Thaçit: Terrasa e Qeverisë do të mbetet kujtimi më i mirë i Kurtit

Aktuale

Këshilltari i Thaçit: Terrasa e Qeverisë do të mbetet kujtimi më i mirë i Kurtit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 00:47
Albin Kurti

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Kushtetueses që i jep të drejtë dekretit të presidentit dhe formimit të qeverisë së re.

“Kurtit i erdhi dita ta lirojë edhe karrigen e kryeministrit. Sovrani nuk qenka 26 për qind, por 2/3 e të zgjedhurve të popullit”, ka shkruar Behramaj.

Ai ka shtuar se ballkoni i qeverisë ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti doli për t’i përshëndetur aktivistët dhe mbështetësit e LVV-së, “do t’i mbetet kujtimi më i mirë”.

“Terrasa e Qeverisë prej ku sot pozonte sigurisht se atij do t’i mbetet kujtimi më i mirë. Ndërsa, pavarësisht se ku tash përfundon, juristët urgjentisht duhet t’i ndërrojë!”, ka shkruar Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat