Zyrtari i VV-së: Gjykata ishte në mes të Kushtetutës dhe Hashimit, shkeli të parën e zgjodhi të dytën

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Gjykata ishte në mes të Kushtetutës dhe Hashimit, shkeli të parën e zgjodhi të dytën

Nga: G.B Më: 29 maj 2020 Në ora: 06:53
VV

Zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ra edhe instanca e fundit që kishte detyrë ta mbronte Kushtetutën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kapësve të shtetit nuk ju ka shpëtuar asnjë institucion, se ky vendim është interpretim në rolin që ju ka ngarkuar presidenti, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Gjykata ishte në mes të Kushtetutës dhe Hashimit, derisa zgjodhi të dytën duke shkelur të parën.

Rrustemi ka thënë se ky vendim lartëson krimin dhe korrupsionin, kurse varrosë demokracinë dhe zgjedhjet por që vullneti i qytetarëve do të ngritet sipër çfarëdo keqpërdorimi, mohimi e kalkulimi për të shuar ekzistencën e tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte ra edhe instanca e fundit që kishte detyrë mbrojtjen e Kushtetutës. Kapësve të shtetit nuk ju ka shpëtuar asnjë institucion. Ky nuk është interpretim, ky është justifikim, tamam në rolin që ju ka ngarkuar Hashimi. Gjykata ishte në mes të Kushtetutës dhe Hashimit. Shkeli të parën e zgjodhi të dytin vetëm pasi ju nënshtrua paraprakisht. Ky vendim lartëson krimin dhe korrupsionin, kurse varrosë demokracinë dhe zgjedhjet. Pas këtij vendimi, kurrfarë vlere nuk ka pastërtia e ndershmëria në politikë. Korrupsioni në qeverisje jo që nuk do të luftohet, por stimulohet. Sa më i korruptuar aq më i disponueshëm për t’u bashkuar të korruptuarit e të gjitha partive që s’kanë fituar zgjedhjet për të mbrojtur veten nga drejtësia e pasurinë nga konfiskimi. Por, vullneti i qytetarëve do të ngritet sipër çfarëdo keqpërdorimi, mohimi e kalkulimi për të shuar ekzistencën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat