Zëvendësministri i LDK-së: Nuk i nënshtrohemi as Thaçit, as ndonjë subjekti politik

Aktuale

Zëvendësministri i LDK-së: Nuk i nënshtrohemi as Thaçit, as ndonjë subjekti politik

Nga: G.B Më: 29 maj 2020 Në ora: 06:55
Florian Dushi

Zëvendësministri i drejtësisë, Florian Dushi, ka thënë se LDK nuk i nënshtrohet askujt, as Thaçit e as ndonjë partie politike.

Gjatë një interviste në Interaktiv, ai ka thënë se bashkëpunojnë me partitë vetëm për interesin e vendit.

"Asnjëherë nuk pranojmë, madje refuzojmë që thjeshte te ndërtojë dikush një pozicion te LDK-së që LDK t'i nënshtrohet në njëfarë forme ndonjë subjekti politik, përndryshe ju jeni me Thaçin. Jo nuk jemi as me Thaçin e as me asnjë subjekt politik në kuptimin e nënshtrimit apo koordinimit për interesa te ngushta por jemi për bashkëpunim institucional për interesin e vendit", ka deklaruar Florian Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat