Kryetari i kësaj dege të LDK-së habitet me anëtarët e LVV-së, kërkoni përgjegjësi nga Albin Kurti

Aktuale

Kryetari i kësaj dege të LDK-së habitet me anëtarët e LVV-së, kërkoni përgjegjësi nga Albin Kurti

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:46
Lëvizja Vetëvendosje

Kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, thotë se është për t’u habitur me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk kërkojnë nga Albin Kurti përgjegjësi që e hoqi LVV-në nga Qeveria dhe nga karriget e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Nika thotë se në vend të kësaj, anëtarët e LVV-së tentojnë të protestojnë para Qeverisë Hoti.

Nika i këshillon anëtarësinë e LVV-së që të protestojnë para Kryesisë së LVV-së dhe në dorë të mbajnë aktgjykimin e Kushtetutës.

Postimi i plotë:

Është për tu habitur me anëtarët e VV-së, se si ata nuk kërkojnë përgjegjësi nga Kurti që hoqi VV-në jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga karriget e kuvendit (sepse tani ata nuk janë as deputetë), por ata tentojnë se si të protestojnë para qeverisë Hoti.

Unë do t'i këshilloja ata të protestojnë para Kryesisë së VV-së, normalisht pasi të keni pranuar aktgjykimin në dorë, sepse nuk do të ishte e përshtatshme të pengonit kryeministrin Hoti në zyrën e tij të re.

Kujdes po, panik jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat