Edhe Kadri Veseli reagon për vendimin e Gjykatës, këto fjalë i ka për Vetëvendosjen

Aktuale

Edhe Kadri Veseli reagon për vendimin e Gjykatës, këto fjalë i ka për Vetëvendosjen

Nga: A.M. Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:14
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thyer heshtjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i jep të drejtë dekretit të presidentit për mandatim e kryeministri të ri.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se ka qenë një vendim i pritur dhe se demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit.

Postimi i plotë:

Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar.

Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.

LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.                                                                             

Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat