Ambasadori Italian në Kosovë deklarohet për rastet penale të profilit të lartë

Aktuale

Ambasadori Italian në Kosovë deklarohet për rastet penale të profilit të lartë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:22
Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në vendin, Nicola Orlando, ka mbështetur qëndrimin e Nataliya Apostolova dhe Lars-Gunnar Wigermark rreth rasteve penale të profilit të lartë.

“Nataliya Apostolova & Lars-Gunnar Wigemark e kanë absolutisht me vend: Autoritetet e Kosovës duhet të mbështesin Sundimin e Ligjit dhe të parandalojnë rifillimin e rasteve penale të profilit të lartë në mungesë të seancave për shkak të pandemisë.

Besueshmëria është e rrezikuar dhe do të reflektojë në perceptimin ndaj Kosovës, përfshirë liberalizimin e vizave”, shkroi Orlando në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat