Këshilltari i Thaçit reagon ndaj Kurtit

Aktuale

Këshilltari i Thaçit reagon ndaj Kurtit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:04
Adil Behramaj

Adil Behramaj, këshilltari i presidenti, Hashim Thaçi ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit në largim, Albin Kurti rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behramaj ka shkruar se Kurti sot e paska ndarë popullin në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm.

“Sot, po ashtu, Kurti e paska ndarë popullin edhe në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, duke fyer poshtërsisht kështu mbi 90 për qind të qytetarëve më të drejtë vote. Shkencëtarisht, pavetëdije konsiderohet vetëm bota shtazore, e cila vepron me inercion”, ka shkruar Behramaj.

Tutje Behramaj ka krahasuar Kurtin me diktatorin e Ballakinit për të cilin ka thënë se nuk dëshiron t’ia përmend emrin.

“Edhe diktatori i fundit në Ballkan, që për ta ruajtur higjienën publike nuk po ia përmendi emrin, i ndante shqiptarët në të ndershëm dhe të pandershëm. Shumica e atyre që ishin të ndershëm për dikatorin ballkanik, sot janë të radhitur përkrah Kurtit dhe janë pjesë e elektoratit të vetëdijshëm të tij! Në fund, ai paska thënë: “Stalingradi ra, por beteja vazhdon!”, ka shkruar Behramaj.

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se në shumë pak vende demokratike ndodh kur fituesi i zgjedhjeve dhe vet qeveria janë të gatshme për zgjedhje kjo pasi ju pa mundësohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat