Gashi tregon se a kanë vendosur për ministrat, flet edhe për Vjosa Osmanin

Aktuale

Gashi tregon se a kanë vendosur për ministrat, flet edhe për Vjosa Osmanin

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:30
Arben Gashi

(E plotësuar) - Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se thirrja e seancës për votimin r qeverisë së re do të bëhet pas shpalljes së aktvendimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai tha po ashtu se janë konsultuar me partnerët e koalicionit.

Gashi i pyetur për emrat e ministrave tha se derisa nuk ka vendim formal nuk mund të deklarohet.

Gashi: Varet nga Gjykata Kushtetuese se kur do ta dërgojë zyrtarisht vendimin

“Varet nga Gjykata Kushtetuese se kur do ta dërgojë zyrtarisht vendimin e saj... jemi në koordinim dhe jemi të gatshëm për çdo gjë... pritet të formalizohen sapo të vjen vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sapo të dimë ditën e seancës...orientimisht e dimë por në vendim formal nuk kemi marr, derisa nuk ka vendim formal nuk mundem me deklarua”, tha ai.

Marrëveshjen me Listën Serbe, Gashi tha se do të bëjë publike kryeministri në ardhje, Avdullah Hoti.

Gashi po ashtu tha se janë konsultuar me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani dhe ajo i respekton vendimet e gjykatave.

Ndërsa i pyetur se a do të vazhdojë Osmani të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës, Gashi nuk ka komentuar.

Gashi: Osmani është juriste e përgjegjshme

“Po kemi diskutuar zonja Osmani është kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe juriste e përgjegjshme dhe një figurë e rëndësishme politike në Kosovë dhe i respekton vendimet e Gjykatave... nuk është pyetje për mua nuk kam çka me komentua këtë çështje“, tha ai.

Gjatë ditës së sotme kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar se seanca për formimin e qeverisë së re mund të votohet të shtunën apo të hënën.

Ndërsa, mbrëmë Gjykata Kushtetuese dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës e ka shpallur kushtetues.

LDK-ja sot dorëzon kërkesën për seancë, Gashi tregon se a kanë vendosur për ministrat

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kërkesën për seancë e bëjnë pas publikimin e plotë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se konsultime kanë pasur me partneret e koalicionit por nuk i dimë emrat e ministrave të LDK-së.

Ndërsa shtoi se është konsultuar me Osmanin dhe ajo do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat