Presidenti Meta deklarohet rreth situatës në Kosovë

Aktuale

Presidenti Meta deklarohet rreth situatës në Kosovë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 14:46
Ilir Meta

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese solli reagime të shumta në Kosovë, mirëpo së fundmi ka qenë edhe presidenti shqiptar Ilir Meta që bëri një postim në Facebook.

Ai tha se gjithmonë ka respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës, ndërsa tha se është e rëndësishme që të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, shkroi Meta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat