Ish këshilltari i Isa Mustafës: Kushtetuesja ia mori pushtetin VV-së, ia dha LDK-AAK-Nismës

Aktuale

Ish këshilltari i Isa Mustafës: Kushtetuesja ia mori pushtetin VV-së, ia dha LDK-AAK-Nismës

Nga: H.O. Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:03
Faton Abdullahu

Ish këshilltari i Isa Mustafës, Faton Abdullahu në një postim të tij në Facebook duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese shkruan se, kjo gjykatë ia mori pushtetin Vetëvendosjes dhe e bëri me pushtet LDK-AAK-në dhe Nismën.

Abdullahu shkruan tutje se ky vendim ndaloj shumë të drejta, ndërsa vetëm PDK-së as nuk ia mori pushtetin as nuk e solli në pushtet.

Postimi i plotë:

• Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ja morri pushtetin VV-së e bëri me pushtetet LDK-AAK, NISMA-n.

• Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë, sepse i ndalojë shumë të padrejta, mangësi e gabime, prej të cilave pati dëme qytetari ynë, bizneset tona, por edhe vetë shteti i Kosovës.

• Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vetëm Partisë Demokratike të Kosovës as nuk ja morri pushtetin, as nuk e solli në pushtet. Ishte dhe mbeti në opozitë.

• Jemi para sfidave të mëdha dhe përkushtimi më i madh duhet të jetë riparimi i raporteve tona me SHBA-t, menaxhimi i situatës të krijuar nga pandemia.

• Qeveria Hoti për të funksionuar duhet ta këtë ndihmën e madhe nga faktori ndërkombëtar për ta kompensuar mungesën e votave të shumta që nuk i ka.

• Qeveria Hoti lë shumicën shqiptare jashtë, sepse VV dhe PDK nuk do të jenë në Qeveri.

• Lista Serbe do të jetë e faktorizuar më shumë se kurrë. Kjo do të bëhet më e dëmshme se kurrë, nëse kjo Qeveri hynë në dialog me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat