Këshilltari i Albin Kurtit ka një pyetje publike: ‘Hashimsa’, pse zgjati shtatë orë mbledhja e Gjykatës Kushtetuese, cilin gjyqtar e kushtëzuat?

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit ka një pyetje publike: ‘Hashimsa’, pse zgjati shtatë orë mbledhja e Gjykatës Kushtetuese, cilin gjyqtar e kushtëzuat?

Nga: N. H Më: 29 maj 2020 Në ora: 18:22
Albin Kurti

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Driton Tali, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai pyet se pse zgjati shtatë orë mbledhje e Gjykatës Kushtetuese, dhe se cili gjyqtar u kushtëzua.

“Gjykata Kushtetuese nuk është ‘Tryezë e rrumbullakët’ për të debatuar. Cilët gjyqtarë u deshtë m’i kushtëzu (për mos thënë kërcënu) që ta ndërrojnë mendimin”, shkruan Tali.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Kurti dhe Tali

Hashimsa me ju vet diçka?

Pse zgjati shtatë orë mbledhja e Gjykatës Kushtetuese dje?!

Gjykata Kushtetuese nuk është "Tryezē e rrumbullakët" per të debatuar.

Cilët gjyqtarë u deshtë m'i kushtëzu (për mos thënë kërcënu) që ta ndërrojnë mendimin?!!!

#Veçthashë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat