New York Times komenton vendimin e Kushtetueses, përmend protestën e Vetëvendosjes - Bota Sot
New York Times komenton vendimin e Kushtetueses, përmend protestën e Vetëvendosjes

Aktuale

New York Times komenton vendimin e Kushtetueses, përmend protestën e Vetëvendosjes

Nga: H.O. Më: 29 maj 2020 Në ora: 18:32
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

"Gjykata e Kosovës thotë se Qeveria e re mund të formohet pa zgjedhje"

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua në mars pas mosmarrëveshjeve me partnerin e saj kryesor për pandeminë koronavirus dhe heqjen e tarifave për mallrat serbe.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten që të formohet një qeveri e re pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me një vendim që u kundërshtua nga partia e kryeministrit në detyrë, e cila ka premtuar protesta në rrugë, transmeton "Bota sot".

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua me 25 mars pas dy muajsh punë, pas mosmarrëveshjeve me partnerin e saj kryesor, Lidhjen Demokratike të Kosovës ose LDK, për trajtimin e pandemisë koronavirus dhe heqjen e tarifave për mallrat serbe.

"Partia më e madhe politike nuk e ka ekskluzivitetin për të propozuar kandidatin e kryeministrit për të formuar qeverinë", tha gjykata në verdiktin e saj.

Z.Kurti kërkoj zgjedhje të parakohshme pasi pa që partitë tjera janë bashkuar me ish partnerin e saj të koalicionit, LDK-në për të formuar qeverinë e re. Partia e tij tha se do të organizoj protesta në ditët në vazhdim.

Detyra e formimit të qeverisë i është dhënë kanidatit të propozuar të LDK-së Avdullah Hoti, një ish zëvendësministër dhe ministër i financave.

Z.Hoti ka premtuar se do të kthehet në negociata me Serbinë për të normalizuar lidhjet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Bisedimet e tilla u ndërprenë në vitin 2018 kur qeveria e mëparshme futi tarifën 100% për mallrat serbe.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat