​Bordi i KEK-ut: Jemi të shokuar me keqmenaxhim,mbi 1000 vende pune të pa plotësuara - Bota Sot
​Bordi i KEK-ut: Jemi të shokuar me keqmenaxhim,mbi 1000 vende pune të pa plotësuara

Aktuale

​Bordi i KEK-ut: Jemi të shokuar me keqmenaxhim,mbi 1000 vende pune të pa plotësuara

Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:17
KEK

Bordi i përkohshëm i KEK thotë se është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura vendore dhe ndërkombëtare për qeverisjen korporative dhe në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike. Prandaj, me të marrë detyrën ka filluar takimet e ndara me menaxhmentin ekzekutiv përkatës të korporatës për t’u njoftuar me gjendjen, sfidat dhe objektivat e tyre.

Bordi i përkohshëm i KEK thotë se është shokuar qysh nga takimet e para në këtë korporatë, kur është njoftuar se KEK ka një diskrepanc prej mbi 1000 punëtorëve më pak se sa janë paraparë me skemën në fuqi, e që kjo pa dyshim ka krijuar një situatë ku mosha mesatare e punëtorëve aktualisht është mbi 50 vjeç, pastaj kontestet gjyqësorë me punëtorë, ku vetëm në fund të muajit dhjetori të vitit 2018, KEK është duke humbur rastet në vlere prej rreth 4 milionë euro, pa i llogaritur shpenzimet administrative gjyqësore dhe kamatat në shkallën e parë të gjykatës themelore për konteste që kanë të bëjnë më punëtorë.

“E gjithë kjo si pasojë e neglizhencës për të gjetur zgjidhje të bazuar ligjore me ç’rast do të evitoheshin kontestet e shumta me punëtorë, Më tutje punëtorët punojnë me pajisje personale mbrojtëse të vjetruara, si pasojë e mos furnizimit me to (ka mbi 5 vite që punëtorët nuk janë furnizuar) me to, dhe më skandaloze korporata paguan hiq më pak se rreth 1.5 (një e gjysmë) milion euro në vit kompanive private të cilat zëvendësojnë mungesën e një numri të punëtoreve në KEK. Duke pas parasysh që vendi ynë njihet për rinin më të shëndosh në rajon dhe fakti që korporata nuk e ka shfrytëzuar këtë potencial dhe nuk i ka plotësuar mbi 1000 vende të lira pune, ku mbi 90% të pozitave të paplotësuara bëjnë pjese në prodhim e që konsiderohet se është pjesë më vitale e KEK-ut, keq trajtimi i punëtorëve (në moshë) duke i obliguar që të punojnë, ndërkohë që nuk i kanë kompensuar, punësimi i punëtorëve përmes kompanive private me shuma marramendëse dhe neglizhenca që të sigurohen pajisjet e nevojshme për punëtor, për Bordin e përkohshëm është i papranueshëm dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet ndryshe, veç se keq menaxhim i skajshëm nga menaxhmenti i KEK-ut. Në këtë situate, ku KEK momentalisht ka një mungesë kaq të madhe (theksuar) të punëtorëve dhe duke operuar me moshë kaq të vjetër të punëtorëve dhe me rrezikun e shpenzimeve prej mbi 5 (pesë) milion euro për konteste gjyqësore me punëtorët e saj dhe angazhime të kompanive private, Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. konform obligimeve dhe autorizimeve ka ndërmarrë masat emergjente si në vijim; Ka kërkuar nga menaxhementi takim sa më parë me kompaninë që aktualisht është angazhuar për rishikimin funksional të KEK-ut për tu konsultuar rreth vendosjes së prioriteteve për tu plotësuar fillimisht pozitat e rëndësishme (KEK sh.a. ka disa pozita komplekse si inxhinierët në turbine dhe gjenerator etj, për të cilat nevojiten deri në 5 vite eksperiencë për të qenë të pavarur në punën e tyre) për të vazhduar më plotësimin e gjithë skemës që pa dyshim do të ndikojë dukshëm në uljen e moshës mesatare në KEK sh.a. por edhe në ngritjen e funksionalitetit dhe sigurisë në operime. Për sa i takon kontesteve gjyqësore me punëtor, Bordi i përkohshëm ka angazhuar u.d. Kryeshefin Ekzekutivë dhe Zyrën Ligjore, që të shqyrtojnë bazën ligjore për gjetjen e një zgjidhje ku korporata do t’i kryej obligimet e dokumentuara dhe legjitimuara ndaj punëtorëve, pa krijuar shpenzime shtesë (administrative gjyqësore dhe kamata) KEK sh.a. Bordi i përkohshëm gjithashtu do të shikojë me shumë kujdes vendimet, arsyeshmërinë dhe procedurat rreth angazhimit të kompanive private për zëvendësimin e punëtorëve dhe bazuar në gjetjet do të marrë masat adekuate”, thuhet në komunikatë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat