A do ta votoj AKR-ja Qeverinë Hoti? - Bota Sot
A do ta votoj AKR-ja Qeverinë Hoti?

Aktuale

A do ta votoj AKR-ja Qeverinë Hoti?

Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:25
AKR

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është deklaruar rreth votimit për qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.

Sipas tij, në Kosovë ende ka nevojë që të përkryhet shtetndërtimi dhe ai është i gatshëm që të kontribuojë për këtë çështje.

Pacolli ka thënë se nuk do të provokonte një mocion në një situatë të tillë, por për të është e qartë se përfaqësuesit e popullit duan ndryshim.

“Ndryshimi vjen duke formuar një qeveri të re dhe unë jam deklaruar se do ta votoj këtë qeveri ashtu si qeveritë tjera.”, ka shtuar ai. 

Ish-presidenti i Kosovës, thotë se nuk ka pasur asgjë kundër Kurtit dhe se e ka votuar qeverinë e tij por tani do votojë për një qeveri të re për të cilën është i bindur se do ta çojë Kosovën së paku edhe një hap përpara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat