Pacolli komenton deklaratat e Kurtit, ka një porosi për të

Aktuale

Pacolli komenton deklaratat e Kurtit, ka një porosi për të

Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:34
Behgjet Pacolli, Albin Kurti

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratat e famshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se Shtëpia e Bardhë është adresa ku me thika në duar do ta copëtojnë Kosovën.

Sipas tij kjo deklaratë nuk është mirë të thuhet sepse në Shtëpinë e Bardhë ka njerëz të cilët janë emocionalisht të lidhur me çështjen.

“Ju e dini se këtu kanë vdekur shumë ushtarë amerikanë të cilët kanë qenë duke mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe në mbrojtjen e këtij shteti. Ky shtet sot është formuar duke iu falënderuar vullnetit të qytetarëve të Kosovës por edhe miqve tanë klasik që janë SHBA dhe bota perëndimore evropiane.”, ka thënë Pacolli.

Tutje ai ka shtuar se kushdo që ka dyshim në ndihmën e SHBA-ve, nuk është në anën e drejtë sepse sipas tij jo rastësisht kemi sot një bazë ushtarake të qëndrueshme në Kosovë dhe të thuash se zyrtarët amerikanë nuk janë Amerika është e padinjitetshme.

Kryetari i AKR-së ka thënë po ashtu se qytetarët duhet t’u besojnë amerikanëve kur thonë se nuk kanë parë asnjë dokument, asnjë hartë që janë ndërruar kufijtë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat