Albin Kurti merr përkrahje të fuqishme: “Qëndro se populli nuk të lënë vetëm, skenar ndaj kryeministrit, populli nuk të braktisë” - Bota Sot
Albin Kurti merr përkrahje të fuqishme: “Qëndro se populli nuk të lënë vetëm, skenar ndaj kryeministrit, populli nuk të braktisë”

Aktuale

Albin Kurti merr përkrahje të fuqishme: “Qëndro se populli nuk të lënë vetëm, skenar ndaj kryeministrit, populli nuk të braktisë”

Nga: N. H Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:36
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi të padrejtë dhe si të tillë të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila vlerësoi të enjten mbrëma se dekreti i presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë është pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata tha mes tjerash se “votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re”.

Kreu i qeverisë aktuale që kishte kërkuar zgjedhje të reja shkroi në llogarinë e tij në Facebook se, “mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë”.

Në shkrimin e tij në Facebook, Kurti ka rreth 28 mijë pëlqime, ndërsa afër 3 mijë komente të ndryshme nga qytetarët.

Qytetarët në komentet e tyre i kanë dhënë përkrahje të madhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

“Skenar i kahershëm qe ky mbrëmë. I vetmi kundërshtar i tij je ti, të vetmin rrezikim të ka ty, prandaj të sulmon, mos u dorëzo Albin. Ti kryeministër ke votën e popullit, e populli nuk të braktisë. Ti je kryeministri jonë”, shkruajnë qytetarët në postimin e Kurtit.

Në vazhdim ju sjellim disa nga komentet e siguruara:

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat