Abazi: Frikë nga prapaskenat, qytetarët do të reagojnë - Bota Sot
Abazi: Frikë nga prapaskenat, qytetarët do të reagojnë

Aktuale

Abazi: Frikë nga prapaskenat, qytetarët do të reagojnë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:45
Boiken Abazi

I ftuari i mbrëmjes  përballë gazetares Juli Krisafi, ishte kreu i Vetëvendosjes për Shqipërinë, Boiken Abazi.

Rreth 24 orë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, e cila legjitimoi dekretin e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë "Hoti", Abazi është shprehur i frikësuar mbi atë çfarë po luhet në prapaskenë.

"Avdullah Hoti është i gatshëm të pranojë çdo gjë. Është një kryeministër kukull. Nuk e di a është mes 10 më të votuarve në Kosovë. Fijet aty i lëviz Hashim Thaçi. Situata në Kosovë nuk është e qetë sa i përket qytetarëve. Do ketë shumë reagime nga qytetarët dhe shoqëria civile, dhe nga Lëvizja Vetëvendosje", tha Abazi.

Sa i përket reagimeve që do të pasojnë këtë vendim, Abazi u shpreh se, arritja e Vetëvendosjes deri këtu ka kaluar mes shumë sakrificash, ndaj dhe lëshimi nuk mendohet.

"Kosova do t'i japë një leksion demokracie kujtdo që mendon se e shtyp me dhunë popullin. Shteti është i kapur në Kosovë. Vetëvendosje ka 15 vjet, janë mijëra të arrestuar dhe 3 aktivistë të vrarë, Astrit Dehari në burg. Kjo rritje është bërë me shumë sakrifica. Janë shumë qytetarë që janë angazhuar për këtë ditë dhe nuk do heqin dorë lehtë", shtoi kreu i Vetëvendosjes në Tiranë..

Sipas Abazit, me sondazhet e fundit, Vetëvendosje fiton mbi 50% të zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat