​Abrashi: Qeveria Hoti votohet në javën e ardhshme

Aktuale

​Abrashi: Qeveria Hoti votohet në javën e ardhshme

Më: 29 maj 2020 Në ora: 21:13
Arban Abrashi

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka deklaruar se si LDK po presin materialet dhe shkresat përcjellëse dhe posa t’i marrin ato nga Gjykata Kushtetuese, do të bëjnë kërkesë për seancën e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet Qeveria Hoti.

Abrashi tha se e kanë pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese, pasi edhe komentet e tyre janë bazuar në Kushtetutë dhe praktikat e vendeve tjera.

“Është një aktvendim që është përputhje me Kushtetutën që i hap rrugë formimit të qeverisë së re e cila është mëse e nevojshme”, tha ai.

Abrashi ka thënë se nëse VV mendon që me këtë gjuhë do të qeverisë apo do të ketë mbështetjen e LDK-së, le ta harron.

“Është koha që edhe ata të pjekën, ta kuptojnë Kushtetutën dhe të sillem mirë me partnerin e koalicionit”, tha Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat